Destinacioni fundor i rruges eshte NJQV Velipoje e cila bën pjesë në Qarkun e Shkodrës , gjendet në Jug-Perëndim të Qytetit të Shkodrës në një largësi prej rreth 24 km prej tij, në Veri-Perëndim kufizohet nga Mali i Zi përgjatë lumit Buna, në Lindje nga Qarku i Lezhës, në Veri nga Komuna e Dajçit dhe në Jug nga deti Adriatik. Sipërfaqja totale e Komunës është 72.4 km². E gjithë zona është një fushë e madhe e rrethuar nga kodrat e Baksit, Çasit, Shtiqnit dhe Maja e Zezë.
Numri i popullsisë aktuale në tërë NJQVe Velipojës është 8270 banorë një popullsi me tendencë rritjeje të shpejtë nga faktorë të ndryshëm si migrimi brenda territorit, tërheqja e vëmendjes së publikut për të investuar në turizëm etj. NJQV e Velipojës përbëhet nga 10 fshatra të cilët janë: Velipojë, Reç-Pulaj, Luarzë, Gomsiqe e Re, Baks- Rrjoll, Pulaj-Plazh, Reç i Ri, Baks i Ri, Ças, Mali Kolaj.