Studim – Projektim rehabilitimi i shëtitores Taluantia

Erald-G Sh.P.K
Category
Projekte
About This Project

VIJA E RE BREGDETARE E QYTETIT TE DURRESIT

Projekti per rehabilitimin e shetitores Taulantia te qytetit te Durresit ndertohet duke u bazuar mbi tre objektiva kryesore:

  1. Ripercaktimi i raportit te kesaj zone me zonat urbane prane saj, me qendren dhe me elementet e rendesishem historike, si objektiv kryesor per te shtuar dhe  pasuruar  sistemin e hapesirave publike;
  2. Ripercaktimi i raportit te qytetit me detin;
  3. Realizimi i nje parku te vertete per ti ofruar qytetit me shume hapesira publike per qytetaret, sheshe, hapesira te gjelberuara, te ndricuara dhe parqe per aktivitete sportive dhe lojra per femije.

Ne kushtet aktuale  kjo zone  po perjeton nje lloj pezullimi, ne pritje te nje ideje precize.

Hapesira e gjelbert prezantohet si  nje grup copezash dhe lulesh te vogla, shetitorja prane  detit  shfaqet si nje hapesire e shtruar  pa nje raport te vertete me ujin ; ne mbremje kjo zone  eshte e ndricur pak dhe ne menyre jo homogjene.

Nderhyrjet qe po zhvillohen  ne rrugen  Taulantia kane filluar nje projekt per rikualifikimin e saj  i cili duhet te jete i perfunduar  dhe preciz: ne kete moment marredheniet me qendren nuk jane te lehta dhe te percaktuara qarte.

Edhe nje hapesire e re eshte e disponueshme ne lindje, prane portit. Kjo hapesire perfaqeson nje mundesi per te gjithe qendren dhe duhet te perdoret ne menyre adekuate, duke u bere pjese e shetitores pergjate detit.