Rezidenca Mine Peza eshte nje nga projektet me te reja te kompanise Nova Construction qe do te ndertohet pergjate nje prej akseve me te rendesishme te Tiranes , sic eshte rruga Mine Peza.
Kufizimet e sheshit te ndertimit jane: Ne pjesen veri-lindore me rrugen “Mine Peza” dhe ne pjesen veri-perendimore me rrugen sekondare qe futet ne brendesi te lagjes, kurse ne pjesën jug-perëndimore dhe ne ate jug lindore parashikohen pasazhe pedonale dhe hapesira te sistemuara e te gjelberuara.
Rruga kryesore e lidh sheshin me qendren e Tiranes, ne vije te drejte,nepermejt rruges “Mine Peza”. Ky shesh ndodhet ne nje nyje te rendesishme komunikimi, vetem 500m nga qendra e Qytetit.
Nga ana fuksionale kemi 3 kate nentoke me funksion parkim (kati -1 pjeserisht teknik), aksesi tek te cilat behet nga ana e rruges “Mine Peza”, ne pjesen veriperendimore te sheshit ne ndertimit.
Kati perdhe ka funksion sherbimi, te cilat aksesohen nga te kater anet e objektit i cili ne katin perdhe ruan nje forme tjeter gjeometrike nga ajo e kateve te mesiperm.
Katet e banimit do te jene 12 me tipologji te ndryshme apartamentesh ndersa ballkonet jane ato qe krijojne ritmin dhe nje fasade dinamike .
Me nje shumellojshmeri tipologjish funksionale , Mine Peza Residence ju ofron hapsira me cilesi te larte ndertimi dhe te mireorganizuara te cilat garantojne nje jetese me standarte maksimale.