Konkursi Ndërkombëtar “Parku i Besimit në Tiranë“

Erald-G Sh.P.K
Category
Projekte
About This Project

AUTORITETI PROMOVUES: ATELIER ALBANIA, ME KËRKESË NGA BASHKIA TIRANË

EMRI I PROJEKTIT: KONKURSI NDËRKOMBËTAR “PARKU I BESIMIT NË TIRANË” – VENDI  III

VENDODHJA: TIRANË DATA: DHJETOR 2015

Përshkrimi i projektit

 

Produkt i konkursit do të jetë Projekti i Pejsazhit për “Parkun e Besimit në Tiranë”, i vendosur në hapësirat e dhëna përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, si dhe nëpër xhepa të tjerë të mundshëm nëpër qytet . Ky konkurs është në kërkim të një strategjie të mirëfilltë të pejsazhit, që do të përmirësojë cilësitë fizike dhe estetike të hapësirave publike, si dhe do të sigurojë një park linear meditimi e soditjeje me shumë xhepa. Kjo strategji duhet të ofrojë një ambient ftues të dëshirave, që komunikon mesazhin e paqes dhe dialogut. Ekipet pjesëmarrëse pritet të sjellin projekt-ide origjinale dhe zgjidhje të frymëzuara nga përshkrimet e pejsazhit në dorëshkrimet te shenjta, si edhe nga harmonia fetare që karakterizon shqiptarët. Konkursi synon të krijojë një lidhje të fortë midis hapësirave publike të shfrytëzueshme në jetën e përditshme në një qytet mesdhetar dhe pejsazhit “të shenjtë” ose atij të meditimit. Propozimet për projekte duhet të përqendrohen në rëndësinë e ofrimit të hapësirave kolektive narrative, të cilat theksojnë harmoninë në përgjithësi dhe harmoninë fetare, dhe shërbejnë si platforma për dialog dhe ndërlidhje.

Qëllimet e projektit

Konkursi bazohej në përgjigjet e këtyre çështjeve kryesore:

  • Si të gjesh zgjidhje nëpërmjet projektimit peisazhistik që siguron vazhdimësinë e hapësirës peisazhistike dhe urbane përgjatë bulevardit?
  • Si të zhvillosh një projekt-ide pejsazhi, frymëzuar nga cilësitë e kopshteve të përmendura në librat e shenjtë dhe nga bimësia dhe atmosferat e përshkruara në dorëshkrimet e shenjta, por edhe nga tipari i bashkëjetesës fetare që karakterizon popullin shqiptar?
  • Si të gjesh mënyra që garantojnë një seri hapësirash publike që ofrojnë vende, ku përjetohen përvoja të ndryshme kolektive, dialogu dhe meditimi?
  • Si të përmirësosh nga ana estetike dhe të dizenjosh në mënyrë efektive infrastrukturën e shtrimit të rrugës, e cila mund të balancojë dhe t’i jap prioitet mënyrave të ndryshme të lëvizjes (asaj aktuale dhe të ardhshme – duke përfshirë lëvizjen për këmbësorë, çiklist, tranzit, makina) që mbështetet në konceptin e përgjithshëm të ndërhyrjes në peisazh.
  • Si të përfshish strukturën e ‘Piramidës’ në konceptin e ‘Parkut të Besimit’; si ta trajtosh atë si pikënisje dhe destinacion për qytetin e Tiranës; si ta shdërrosh ‘Piramidën’ në qendrën e jetës publike, diskursit, kulturës e bashkëjetesës (të gjitha këto vlera që do të na ndihmojnë të integrohemi në Bashkimin Evropian)? A mund të shdërrohet struktura e ‘Piramidës’ në një qendër të Evropës në Shqipëri dhe si?