Bashkia Krujë, kërkon të realizojë projekt-ide përfundimtare studim projektim për objektin: “NDËRTIMI I ATRIUM CENTER THUMANA-(ACT) THUMANA”, objekt ndërtimor kompleks i ri, pas dëmtimeve të objekteve Njësia Administrative Thumanë, Qendër Ambulative Thumanë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, si dhe objekte shtesë si Stacion Policor dhe Sallë Konferencash.
Standartet në projekt
Projekti do të hartohet në përputhje me të gjitha normat dhe standartet për projektim që parashikon legjislacioni në fuqi. Projektimi duhet të sigurojë respektimin e standarteve, madje edhe atyre gjatë zbatimit. Është përgjegjësi e Projektuesit saktësia dhe respektimi i të gjitha standarteve dhe normave përkatëse.
Projektuesi mund të rekomandojë edhe prezantimin e standarteve të reja, për përafrimin me normat e BE-se, si dhe të praktikave më të mira ndërkombëtare në projektim dhe zbatim. Rekomandimet duhet të përmbajnë elemente të fizibilitetit dhe realizueshmërisë me praktikën shqiptare dhe limitimet për financimin e veprës.
Në hartimin e projektit do të mbahen parasysh të gjitha normat e miratuara për personat me aftësi të kufizuar, të verbërit, etj. Në projekt do të parashikohet infrastruktura e nevojshme për këtë kategori. Detajet teknike të infrastruktures për këtë katergori, do të jepen në Fletë të veçanta të Projektit.