Ka nisur puna për projektin e rrugës nga Perlati në Fushë-Lurë e deri në Arras, një nga destinacionet më të bukura turistike.
Lura është një nga destinacionet turistike më tërheqëse në Dibër me kullat dhe oborret e rrethuara me furde prej druri që janë tradita alpine. Kullat janë unike për sa i përket ndërtimit me frëngji në katet e dyta dhe pika vrojtimi si kështjella në miniaturë.
Parku Kombëtar i Lurës ndodhet në verilindje të Shqipërisë dhe ka një sipërfaqe prej 12.8 km 2, duke përfshirë edhe pjesën lindore të Kurorës së Lurës.