Kompania “ERALD‐G”shpk, eshte krijuar ne qershor te vitit 2003. Si rezultat i eksperiencave temeparshme te stafit te saj, “ERALD‐G”shpk trashegoi nje eksperience disa vjecare ne fushen endertimit. Qe nga krijimi i saj kompania eshte shquar per produktet cilesore dhe korrektesine ndaj klientit.
Kompania “ERALD‐G”shpk, eshte nje kompani qe operon me sukses ne fushen e projektimit te veprave te infrastruktures rrugore, hartimi i masterplaneve dhe planeve urbane, projekte te ndertesave civile ,projekte te ndertesave sociale (objekte spitalore, shkolla), projekteve per stabilizim te shpateve apo dhe punime te tjera gjeoteknike.
Bazuar ne eksperiencen tone ne administrimin e detyrave te ngjashme, si dhe ne projekte e punime terealizuara me pare, kemi konstatuar se eshte e rendesishme te aplikojme teknologine bashkekohore neprojektim duke respektuar me rigorozitet rregullat e mire menaxhimit te projekteve. Kjo garanton nje percaktim te qarte menaxherial dhe te pergjegjesive te qarta te eksperteve pjesemarres ne projekt.
Eksperienca e meparshme e kompanise dhe e eksperteve te saj deshmon se nje nderthurje e inputeve nderkombetare dhe eksperiences lokale siguron dhe eshte nje potencial i sigurte suksesi ne realizimin e projekteve.
Pikat e forta te eksperiences tone qendrojne ne:
Njohjen shume te mire dhe aplikimin e dijes teknike ne fushen e planifimit urban por dhe ne projektet e zbatimit duke ofruar eksperience ne nje cikel te plote te nderhyrjeve ne territor.
Kualifikimi dhe aftesite e eksperteve, perditesimi i vazhdueshem i njohurive ne teknologjite e projektimit.
Njohja, perditesimi i vazhdueshem dhe aplikimi gjate projektimit i standarteve, normave shqiptare dhe direktivave te BE.
Perfitimi i produktit final si rezultat i nje procesi bashkerendimi dhe koordinimi me Klientin si dhe me te gjithe aktoret e interesuar.
Aplikimi ne projektet tone te metodave operacionale nderkombetare
Klientë
Projekte Të Përfunduara
Ndërtime
Certifikata