Shkolla Hasan Koci Durrës

Erald-G Sh.P.K
Category
Building Design
About This Project

Shkolla “Hasan Koçi” në Shkozet, Durrës, e dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, rilindi më e madhe, më e fortë dhe më e bukur.

Rreth 1000 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Shkozet, bashkia Durrës kanë tashmë në dispozicion shkollën e rindërtuar me ambiente të reja, me kushte dhe standarde europiane.

Shkolla 9-vjeçare “Hasan Koçi” ka 10 klasa të ciklit të ulët, 8 klasa të përgjithshme për ciklin 9-vjeçar dhe 4 laboratorë, bibliotekë, palestër dhe fushë sporti të hapur, infermieria, dhoma e posaçme për psikologun dhe mjediset ndihmëse të shërbimit.

Shkolla është një objekt trekatësh dhe veç ambienteve, klasave, laboratorëve, ka dhe palestrën dhe ambientet e tjera sportive.

Në projektin e rindërtimit përfshihet dhe gjelbërimi dhe sistemi i të gjitha ambienteve përreth saj. Shkolla ka shkallët e emergjencës dhe ashensor në pjesën e hyrjes.