Tirana Garden Building

Erald-G Sh.P.K
Category
Projects
About This Project

Objekti ndodhet ne nje zone te perfshire ne pjesen qendrore te qytetit te Tiranes, brenda unazes se pare dhe perkatesisht ne perendim te kesaj hapesire urbane, buze rruges se “Kavajes”, afer sheshit “21 Dhjetori” .

Ideja formuese e objektit eshte krijimi i dy kullavete njejta ne trajtim por te ndryshme ne lartesi te bashkuara nga nje strukture sherbimesh ne 2 katet e para duke prodhuar nje volum elegant qe zhvillohet ne hapesire. Gjithe volumetria mbeshtillet nga nje grid i gjelberuar i cili unifikon imazhin e objektit, fsheh ndryshimet funksionale dhe lehteson pamjen e struktures se ndertuar.

Nga ana tjeter gridi i gjelberuar permireson shume karakteristikat ambjentale te jeteses ne kete objekt. Kopshtet e varura ofrojne freski dhe hijezim per banoret dhe sherbimet qe do te vendosen ne kete godine. Aromat e luleve, gjelberimi dhe ngjyrat do te sjellin gjithmone nje atmosfere pranverore ne te gjithe zonen.

Gjithashtu ndryshimi i bimeve sipas stines do te ndryshoje dhe imazhin e fasades dhe do te jete nje risi jo vetem per imazhin e Tiranes por edhe ne nivel rajonal.

Objekti zhvillohet ne 2,4,16 dhe 24 kate. Dy katet e para do te perdoren per ambjente sherbimi: dyqane dhe zyra, katet me siper do te jene banim dhe katet nentoke do te mbaje hapesirat e parkimit dhe ambjentet teknike te nevojshme.