City Hotel

Erald-G Sh.P.K
Category
Projects
About This Project

Ne vazhdimesi te projekteve inovative dhe te reja qe i shtohet pervojes se kompanise sone, eshte edhe objekti prej 12 katesh , City Hotel. E ndodhur ne zemer te nje prej zonave me elitare te qytetit te Tiranes , pikerisht pergjate aksit te rruges ‘Brigada VIII’ kjo godine synon plotesimin e kesaj hapesire nga pikpamja funksionale dhe njekohesisht permireson imazhin urbano-arkitektonik te ketij aksi.

Sipërfaqja e zones qe do të zhvillohet eshte 734 m2.

Sheshi I ndertimit kufizohet ne veri nga rruga ‘Brigada VIII’ dhe ne sistemimin e zones parashikohen pasazhe pedonale dhe hapesira te sistemuara e te gjelberuara. Rruga kryesore e lidh sheshin me qendren e Tiranes. Ky shesh ndodhet ne nje nyje te rendesishme komunikimi, vetem 300m nga qendra e Qytetit.

Nga ana fuksionele kemi 4 kate nentoke me funksion parkim, aksesi tek te cilat behet nga ana e rruges “Brigada VIII”, nepermjet 2 ashensoreve te ndodhur ne katin -1 te objektit, tek i cili shkohet me nje rampe te ndodhur ne pjesen perendimore te objektit. Kati perdhe ka funksionin e hollit. Katet me funksion hoteleri (ne forme suitash) do te jene 11 dhe do te jene ne formen e katit tip ku planimetrite perseriten ne cdo kat ndersa dritaret jane ato qe ndryshojne duke krijuar edhe ritmin e nje fasade dinamike, gje e cila bie ne sy ne kete objekt.