Qëndra Sociale Kombinat

Erald-G Sh.P.K
Category
Building Design
About This Project

Bashkia e Tiranës, me fondin 869.400 (tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e katëqind) lekë pa TVSH, kërkon të realizojë projekt-ide përfundimtare studim projektim për objektin:: “NDËRTIMI I GODINËS QENDRA SOCIALE “TË QËNDROJMË SË BASHKU”, KOMBINAT objekt i dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Standartet në projekt

 

Projekti do të hartohet në përputhje me të gjitha normat dhe standartet për projektim që parashikon legjislacioni në fuqi. Projektimi duhet të sigurojë respektimin e standarteve, madje edhe atyre gjatë zbatimit. Është përgjegjësi e Projektuesit saktësia dhe respektimi i të gjitha standarteve dhe normave përkatëse.

Projektuesi mund të rekomandojë edhe prezantimin e standarteve të reja, për përafrimin me normat e BE-se, si dhe të praktikave më të mira ndërkombëtare në projektim dhe zbatim. Rekomandimet duhet të përmbajnë elemente të fizibilitetit dhe realizueshmërisë me praktikën shqiptare dhe limitimet për financimin e veprës.

Në hartimin e projektit  do të mbahen parasysh të gjitha normat e miratuara për personat me aftësi të kufizuar, të verbërit, etj. Në projekt  do të parashikohet  infrastruktura e nevojshme për këtë kategori. Detajet teknike të infrastruktures për këtë katergori, do të jepen në Fletë të veçanta të Projektit.

1_RAPORT TEKNIK QENDRA SOCIALE